Kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka komentuar dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave veriore.
Kreu i ekzekutivit kur u pyet nga gazetarët se a kanë lidhje dorëheqjet e tyre me taksën 100% ndaj shtetit Serb, si refuzoi që të u përgjigjet këtyre pyetjeve duke u arsyetuar se sot është me disa aktivitete.
Pas Përderisa tha se nesër do të prononcohet në lidhje me këtë temë, raporton Ekonomia Online.
“Jam tash me disa detyra dhe nesër do bisedojmë bashkë”, tha Haradinaj.
Këto komente ai i bëri pas akademisë përkujtimore me rastin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.
Gjatë ditës janë dorëhequr nga pozita e kryetarëve të komunave të Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.
LEXONI EDHE:
https://ekonomiaonline.com/politike/pas-doreheqjes-se-krereve-te-komunave-ne-veri-deputetet-kerkojne-pergjegjesi/