Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka uruar që fatkeqësia që ka ndodhur në Kroaci si pasojë e një tërmeti të kalojë me sa më pak dëme në këtë situatë të rënduar nga pandemia COVID-19.
Haradinaj tha se sot mendjen e kemi te populli e shteti kroat, njofton Klan Kosova
Ky është postimi i tij i plotë:
“Me shqetësim e mora lajmin për tërmetin 5.3 ballësh që ka goditur sot Zagrebin në orët e para të mëngjesit. Me shpresë që fatkeqësia e ndodhur të kalojë me sa më pak dëme në këtë situatë tashmë të rënduar mjaftueshëm nga rreziku i përhapjes së pandemisë globale COVID-19. Sot mendjen e kemi te populli e shteti kroat!