Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar bashkëluftëtarin Sadri Zeneli.
Sipas tij, Zeneli ishte ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që nga embrioni i saj.
“Nderojmë sot rënien heroike të bashkëluftëtarit Sadri Zeneli. Ai ishte ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që nga embrioni i saj.
Jabllanica e Gjakovës, për kohë të gjatë ishte qendër e Shtabit të ZO të Dukagjinit. Sot kujtojmë po ashtu trimat e saj, bashkëluftetarët dëshmorë, Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Fitim Rexha dhe Islam Ademaj.
Lufta Çlirimtare na ndau prej më të dashurve tonë. Krenaria që kemi, gjithmonë tejkalon dhembjen që e kemi për ta.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar ai.