Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot do të qëndrojë në Maqedoni ku do të marrë pjesë e Samitit të parë digjital të Ballkanit Perëndimor.
Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, e cila tha se në agjendën e sotme të Kryeministrit Haradinaj është përfshirë dhe një takim i tij me Përfaqëuesen e lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini si dhe Komisionerin Evropian Johannes Hahn.
Ky samit do të bëjë bashkë kryeministrat dhe ministrat përgjegjës për agjendën digjitale nga Ballkani Perëndimor, pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit nga Bashkimi Evropian, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, RCC, përfaqësuesit e Industrisë së Informacionit dhe të Teknologjisë së Informacionit, Komuniteti Akademik, të rinjtë e pjesëmarrës të tjerë, njofton Klan Kosova.