Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, tha se gjendja në vend është e qetë dhe stabile, por tha që ka kërkuar rritjen e gatishmërinë për çfarëdo kërcënimi në vend.
Kjo sipas tij, nuk është urdhër për veprim, por që institucionet janë në gjendje gatishmërie, nëse ka nevojë edhe do të veprojnë, raporton Ekonomia Online.
“Rritja e gatishmërinë për çfarëdo kërcënimi në vend nuk është urdhër për veprim, jemi në gjendje gatishmërie, nëse ka nevojë do të veprojmë”.
Këshilli është mbledhur pas raportimeve për eskalim të situatës në veri të vendit dhe mundësin për shpallje të autonomisë nga pala serbe nëse nuk formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Sa i përket paralajmërimeve për shpallje të autonomisë në veri të vendit, Haradinaj ka thënë se kjo është një retorikë nga Beogradi. Për asociacionin tha se askush nuk e ka të drejtën të ndërmarr veprime të njëanshme.
“Nesër grupi punues mund ta dorëzoj raportin për draft statutin e asociacionit. Ne nuk kemi dal nga obligimet tona të marra në Bruksel, sepse ne kur e marrim raportin duhet të sigurohemi që është në përputhje me ligjet tona. Askush nuk e ka të drejtën të ndërmarr veprime të njëanshme”.
Sipas tij, nëse dikush del nga marrëveshja ndërkombëtare, do të marr përgjigje nga organet e rendit dhe ligjit, raporton EO.
“Nëse dikush del nga ligjet e Kosovës dhe marrëveshja, ligji do të veproj, nuk ka dilema, do të marr përgjigjen e vet. Sa i përket veriut, ne çdo herë kemi mirëpritur ardhjen e çdo qytetari të botës tek ne dhe po pritet mirë në çdo pjesë të Kosovës, e kushdo që hyn në territorin e Kosovës me qëllim të prishjes së rendit dhe ligjit, do të marr përgjigje nga ligji ynë”.
“Jemi në gjendje gatishmërie nëse ka prishje të rendit dhe ligjit”.