Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet që pas pak kohësh të dalë në konferencë për media për të sqaruar detaje rreth arritjes së marrëveshjes për ratifikimin e Demarkacionit në seancën e ardhshme – të mërkurën, njofton Klan Kosova.
Pas dy tentimeve në seancën e jashtëzakonshme për votim, partitë nuk gjenin gjuhë të përbashkët për votimin e Demarkacionit.
Derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës donte që marrëveshja të kalojë bashkë me aneks-marrëveshjen e arritur mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi, plus raporti i komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, Lidhja Demokratike e Kosovës refuzonte ta votonte raportin e ish-deputetit të saj.
Tani kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se është gjetur pajtim për votimin e Demarkacionit.
Haradinaj në konferencë për shtyp pritet të sqarojë nëse ka pranuar që të votohet Demarkacioni ashtu siç kërkonte LDK-ja – pa raportin e Bulliqit – apo është gjetur diçka e ndërmjetme.