Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një takim pune me Ndihmës Sekretaren për Çështje të Arsimit dhe Kulturës në Departamentin e Shtetit, Marie Royce.
Në takimin e mbajtur në Ambasadën e Kosovës në Washington DC, ministrja Haradinaj-Stublla dhe Royce kanë diskutuar për projektet që kanë të bëjnë me shkëmbimin arsimor dhe kulturor ndërmjet dy shteteve.
“Duke shprehur konsideratën e lartë për marrëdhënien e shkëlqyer dhe strategjike mes Kosovës dhe SHBA-ve, u njoftova zyrtarisht se Departamenti i Shtetit do të realizojë me Kosovën si shtet i parë në botë një platformë të re të shkëmbimit arsimor e kulturor”, ka theksuar ministrja Haradinaj-Stublla.
Ndërsa ka shtuar se vetëm duke avancuar rininë e arsimin, ne ndihmojmë të ardhmen e Kosovës dhe forcojmë urën e miqësisë së fortë me SHBA-të dhe vlerat e përbashkëta që aspirojmë.