Haradinaj-Stublla kërkon të përfundojë procesi i liberalizimit të vizave

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar të kryesuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, takuan të enjten në Bruksel kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister.

Duke e falënderuar McAllister dhe Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhënë  agjendës së liberalizmit të vizave, delegacioni i Republikës së Kosovës theksoi se ky proces i tejzgjatur dhe i vonuar tashmë, ka dëmtuar kredibilitetin e Bashkimit Evropian, dhe se duhet të përfundojë sa më shpejtë.

Po ashtu, edhe në këtë takim, është konfirmuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që të intensifikojnë dhe operacionalizojnë reformat në funksion të avancimit të integrimit evropian të Kosovës.

Të ngjashme