Haradinaj-Stublla: Njohja nga Izraeli është faktike, së shpejti do ta vizitojë këtë shtet

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 13:36 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla e nisi raportimin para anëtarëve të Komisionit për Integrim Evropian pa anëtarët e VV-së.

Këta të fundit, e panë të paarsyeshme këtë raportim, duke thënë se Haradinaj-Stublla nuk është ministre e Integrim Evropian, raporton Ekonomia Online.

Ajo para deputetëve ka thënë se njohja nga Izraeli është faktike dhe së shpejti do ta vizitojë këtë shtet.

Haradinaj tutje ka folur edhe për liberalizimin e vizave. Ajo ka thënë se shumica e vendeve e përkrahin liberalizimin duke shtuar se në bazë të dhënave empirike Kosova nuk paraqet rrezik për këtë proces.

“E kuptoj sjelljen e anëtarëve të VV-së. I kam parë sjelljet nëpër mbledhje të tilla. Jemi në agjendë që 8 vite dhe jemi në një fazë ku BE-ja na thotë se janë kthyer shumë punë. BE-ja na ka thënë se janë plotësuar kushtet dhe na kanë thënë se duhet të bisedojmë në mënyrë bilaterale me secilën shtet për ta fituar liberalizimin e vizave”.

“Kriteret janë plotësuar madje edhe janë mirëmbajtur. Pala gjermane ka dërguar pyetësor dhe janë shkëmbyer vizita dhe janë bindur se Kosova i ka plotësuar kriteret e BEsë. Gjatë takimeve që kam mbajtur jam munduar që së paku të arrijë te të gjitha shtetet, ku për katër muaj i kam telefonuar secilin shtet”.

“Mund të them se shumica janë përkthese si në zgjerimin e Ballkanit, por edhe në liberalizmin e vizave. Nëse i shikoni statistikat liberalizimi do ta ndihmojë qytetarët në udhëtime, shkollim poashtu edhe në biznese”, tha ajo.

E deputetja e PDK Blerta Deliu pyeti për moratoriumin për mos anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe njohjes nga Izraeli.

“Në Uashington ka pasur dakordim për njohje nga Izraeli, a keni marrë konfirmim dhe kur do të vendoset ambasada në Izrael”, pyeti ajo.

Haradinaj është përplasur me deputetin e LDK-së Faton Bislimi. E gjitha nisi pasi deputeti Bislimi kërkoi sqarime nga ministra lidhur me vizitën në Amerikë dhe takimin me diasporën atje për të cilën tha se ka pasur qasje selektive ndaj saj.

“Kosova është zotuar se nuk do të ndërmarrë asnjë anëtarësim në organizata të ndryshme. Edhe ish-ministri Konjufca e ka anuluar anëtarësimin në INTERPOL. Jemi duke u përgatitur për çdo aspiratë dhe jemi duke përgatitur për me qenë gati”.

“Anëtarësimi nuk mund ta bahet në mënyrë virutuale por kjo nuk duhet ta pengoj Kosovën në përgatitjen e planeve sesi do të duket në të ardhmen. Njohja nga Izraeli ka një diskrecion të plotë. Prej ditës aë parë që kemi nënshkruar në Uashington dhe Hoti ka pasur një telefonatë me Neranjahun, që nga ajo dits ka pasur zotim që është dalë nga takimi i katër shtatorit. Së shpejti do të vizitoj Izraelin ku jam ftuar nga homologu”.

Të ngjashme