Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Guinea-Bissau me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti me rastin e 47 vjetorit të pavarësisë, ministrja Haradinaj – Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me shtetin e Guinea-Bissau.
Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e Guinea-Bissau më 10 janar të vitit 2011.