Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Hungarisë me rastin e Ditës Kombëtare.
Me këtë rast ministrja Haradinaj – Stublla, ka shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e Republikës së Hungarisë, ndërsa ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.
Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e Hungarisë më 19 mars të vitit 2008.