Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës Kombëtare.
Duke vlerësuar lartë raportet bilaterale, kryediplomatja Haradinaj-Stublla, ka theksuar se do të përkushtohet edhe më tej në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve përkatëse.
Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Maqedonia e Veriut më 9 tetor 2008. Kurse themelimi i marrëdhënieve diplomatike midis dy vendve është bërë vetëm një javë më pas, më 18 tetor 2008.