Haradinaj-Stublla uron popullin e Republikës së Çekisë për Ditën Kombëtare

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Çekisë  për Ditën Kombëtare.

Në urimin e Kryediplomates Haradinaj-Stublla, drejtuar popullit të këtij shteti, theksohet se Republika e Kosovës është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën Çeke.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika Çeke më 21 maj të vitit 2008, dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në po të njëjtën datë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme