Dështimi i takimit të Parisit ka thelluar përçarjen brenda spektrit politik, i cili prej muajsh nuk po arrin të flasë me një zë në dialog me Serbinë.
Versione të ndryshme janë dhënë brenda nga Presidenca dhe Qeveria, sa u përket rrethanave që i prinë dështimit në Paris. Kundërthënie në deklarata ka edhe në raport me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.
Dyshime të forta për kahen që po synohet t’i jepet dialogut ka ngjallur takimi i paraportuar në Berlin mes vartësve të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë. Qeveritarë të Kosovës, takimin e kanë ndërlidhur me përpjekjen që ta ringjallin dialogun teknik.
Avni Arifi ka treguar arsyet e shkuarjes së tij në Berlin, disa muaj pasi u largua nga posti i shefit të negociatave teknike me Serbinë, për t’u emëruar ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.