Haradinaj do ta padisë Listën Serbe

Prishtinë | 25 Shk 2017 | 14:40 | Nga

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, ka paralajmëruar padi kundër Listës Serbe, e cila e quajti kriminel ish-kryeministrin e Kosovës.

“Ramush Haradinaj më ka autorizuar që në emër të tij të deponoj padi për shpifje dhe fyerje kundër subjektit politik Lista Srpksa. Zoti Haradinaj dëshiron që çështjet dhe deklarimet me dimension shpifës dhe fyes të dalin prej fushës politike dhe të zhvendosen ku e kanë vendin, në Gjykatë”, ka lajmëruar Koci, nëpërmes faqes së tij në Facebook.

“Ky shtet dhe duhet të funksionojë mbi bazën e Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka ushtruar padi edhe ndaj subjekteve dhe personave tjerë që kanë akuzuar se është i përfshirë në veprime të ndryshme kriminale.

Lista Serbe e ka quajtur Haradinajn kriminel derisa ka komentuar deklarimet e ish-Presidentin e Kroacisë që vizitoi selinë e AAK-së.

Të ngjashme