Haradinaj takohet me ambasadorin e ShBA-së në Gjermani – i rikonfirmon qëndrimet e tij

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell, me ç’rast kanë biseduar për procesin e dialogut me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme për tregti të lirë me Serbinë, si pjesë e një marrëveshje që rezulton me njohje reciproke, transmeton Klan Kosova.

“Theksova gjithashtu se Qeveria e vendit kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve, duke e cilësuar si opsion të rrezikshëm dhe që do ta destabilizonte jo vetëm vendin por edhe rajonin”.

“Ambasadorit Grenell i tregova për progresin e arritur në vend në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe për përkushtimin e Kosovës për marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore, gjithmonë në partneritet me aleatët tanë dhe me aspiratat tona për rrugën euro-atlantike”.

“Roli i ShBA-ve në proceset e mëtejme politike të vendit është i domosdoshëm”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, sot zhvillova një takim me Ambasadorin e ShBA-ve në Gjermani Richard Grenell, të…

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, April 29, 2019

Të ngjashme