Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë zyrtare në Austri. Në Vjenë shefi i ekzekutivit kosovar do të marrë pjesë në një mëngjes pune me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor me ftesë kancelarit austriak Sebastian Kurz ku do të diskutohet edhe perspektiva evropiane e rajonit.
Siç i është thënë agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” nga zyra e kancelarit austriak përveç Haradinajt në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Denis Zvizdiq.