Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur që është takuar me ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë që Qeveria do të vazhdojë angazhimin serioz në përmbushjen e obligimeve të marra karshi rrugës euro – atlantike dhe marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë.
“Kosova ka forcuar pozicionin e saj në një kryeqytet kaq vendimmarrës të Evropës dhe botës, siç është Berlini zyrtar. Në këtë aspiratë, Qeveria e vendit do të vazhdojë angazhimin serioz në përmbushjen e obligimeve të marra karshi rrugës tonë euro – atlantike dhe marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë”.
“Për kordinim të kësaj agjende, sot prita në takim pune Ambasadorin e Gjermanisë në vend Christian Heldt me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, takimin me Kancelaren Merkel dhe projekte të tjera të rëndësishme bilaterale, në të cilat Gjermania po qëndron partner serioz dhe konsistent i vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.