Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major, Michele Risi.
Në këtë takim mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, raporton Ekonomia Online.
Risi ka marrë këtë pozitë të martën në një ceremoni solemne nga bashkëkombësi i tij, ish-komandanti Lorenzo D’Addario.
Me këtë rast ai kishte deklaruar se është i nderuar që do të udhëheq këtë forcë, duke e cilësuar si kontribuues të stabilitetit në Kosovë, gjatë njëzet vjetëve të fundit.