Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar këtë mëngjes ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt.
“Shkëmbyem pikëpamje për momentumin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Poashtu, diskutuam për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar qasjen konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”.