Haradinaj takon bashkëluftëtarët në Pejë: Po ndihem sikur në ditët e lavdisë, ato të UÇK-së

Prishtinë | 13 Jan 2023 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qendruar sot në Pejë në mesin e bashkëluftëtarëve nga Batalioni i Parë Sulmues i Zonës Operative të Dukagjinit.

Haradinaj ka thënë se ashtu siç e kishte nderin t’i ketë përkrah gjatë luftës, edhe sot iu bashkua atyre në këtë takim.

“Batalioni i Parë Sulmues i Zonës Operative të Dukagjinit, kreu detyrën me profesionalizëm e trimëri. Siç kisha nderin t’i kam përkrah gjatë Luftës Çlirimtare, sot u bashkova me ta dhe komandantin Bujar Ukimeraj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Batalioni i Parë Sulmues i Zonës Operative të Dukagjinit, kreu detyrën me profesionalizëm e trimëri. Siç kisha nderin t’i kam përkrah gjatë Luftës Çlirimtare, sot u bashkova me ta dhe komandantin Bujar Ukimeraj. Evokuam kujtime, nderuam ata që ranë në krye të detyrës, që shqiptarët të kenë liri, heronjtë Fadil Nimani udhëheqës i Batalionit, Jusuf Kelmendi e Ahmet Gjikolli, luftëtarë të orëve të para. Në Pejë sot, me këta trima përkrah, e ndjeva veten sikur në ditët e lavdisë, ditët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme