Haradinaj takon ministrin e jashtëm gjerman Heiko Maas, konfirmohet mbështetja për liberalizim të vizave

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka takuar ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, nga i cili ka pranuar konfirmimin për mbështetjen e shtetit gjerman në liberalizimin e vizave për Kosovën.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizë lirshëm dhe mbështetja gjermane në këtë fazë është e domosdoshme, transmeton Klan Kosova.

“Rast i shkëlqyer për të biseduar rreth mundësive të reja të thellimit të miqësisë e bashkëpunimit, politik dhe ekonomik mes shteteve tona”.

“Ministrin Maas e falënderova për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e plotë të Gjermanisë për vendin dhe popullin tonë. Përkrah Gjermanisë dhe partnerëve të saj Kosova është çdo herë e më e fortë!”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook.

“Pata kënaqësinë të takoj ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas në kuadër të qëndrimit tim në Mynih, një përkrahës i madh i Kosovës, nga i cili pranova konfirmimin e mbështetjes së shtetit gjerman për liberalizimin e vizave dhe rrugën europiane të vendit.

Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizë lirshëm dhe mbështetja gjermane në këtë fazë është e domosdoshme edhe për procesin e dialogut dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin.

Rast i shkëlqyer për të biseduar rreth mundësive të reja të thellimit të miqësisë e bashkëpunimit, politik dhe ekonomik mes shteteve tona.
Ministrin Maas e falënderova për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e plotë të Gjermanisë për vendin dhe popullin tonë.
Përkrah Gjermanisë dhe partnerëve të saj Kosova është çdo herë e më e fortë!

RH”

Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme