Haradinaj takon ndihmës-administratorin e USAID-it

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 17:12 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ndihmës-administratorin e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj gjatë ditës ka takuar edhe komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, Tymothy Orr, këngëtaren kosovare me famë botërore, Rita Ora si dhe kongresmenin amerikan, Eliot Engle.

“Populli dhe institucionet e vendit janë me fat që kanë partneritet me shtetin më të fuqishëm SHBA-në, e cila në të gjitha periudhat e rëndësishme ju gjend pranë përmes ndihmës në formave të ndryshme”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj falënderoi Bierman për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të USAID-it në Kosovë për krijimin e një ambienti sa më të mirë për të bërit biznes, dhe shprehu besimin se bashkëpunimi me SHBA-të dhe USAID-in në veçanti do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndihmës Administratori i USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman, uroi kryeministrin Haradinaj dhe popullin e Kosovës për 10 vjetorin e shtetësisë, duke vlerësuar të arriturat dhe sukseset e shënuara në këtë dekadë.

Bierman tha se ndihma e USAID-it për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes projekteve të cilat do të avancojnë proceset demokratike dhe ekonomike në Kosovë.

 

 

 

Të ngjashme