Haradinaj takon O’Connell: Britania mbështet të gjitha proceset e Kosovës

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin britanik në Kosovës, Ruairi O’Connell.

Sipas Haradinajt, takimet e rregullta me O’Connell kanë dhënë rezultate në bashkëpunimin ndërmjet dyja shteteve.

Sic bën të ditur Haradinaj, ambasadori O’Connell ka dhënë mbështetjen e Britanisë së Madhe për proceset që po kalon Kosova.

“Në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, këtë fillimvit u zotuam të punojmë në funksion të avancimit të marrëdhënieve bilaterale në të mirë të dy vendeve. Deri më sot, takimet e rregullta kanë dhënë rezultate të frytshme në fushat e interesit të përbashkët dhe kështu do të vazhdojnë edhe më tej. Mbështetja e Britanisë së Madhe mbetet e pazëvendësueshme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme