Ekonomia Online
FUNDIT

Haradinaj takon përfaqësuesin e Ambasadës së Japonisë, bisedojnë për bashkëpunimin e ndërsjellët

Haradinaj takon përfaqësuesin e Ambasadës së Japonisë, bisedojnë për bashkëpunimin e ndërsjellët

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka takuar të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka. Haradinaj gjatë këtij takimi me Yamanaka, bisedoi për situatën aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.  Po ashtu, Haradinaj u ftua të marrë […]

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka takuar të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Haradinaj gjatë këtij takimi me Yamanaka, bisedoi për situatën aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme. 

Po ashtu, Haradinaj u ftua të marrë pjesë në shënimin e Ditëlindjes së Perandorit, më 23 shkurt.

Shkrimi i plotë:

“Japonia si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës.

Në takim me z. Keisuke Yamanaka, të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë, diskutuam për situatën aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme. 

Me kënaqësi pranova ftesën Ambasadës së Japonisë në Prishtinë, në shënimin e Ditëlindjes së Perandorit, më 23 shkurt.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, z. Yamanaka i shpreha mirënjohjen për përkrahjen që Japonia na ka dhënë në të gjitha fazat e shtetndërtimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme