Haradinaj takon zëvendësdrejtorin e shkarkuar të AKI-së

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 14:17 | Nga

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim zëvendësdrejtorin në largim të Agjenicsë së Inteligjencës së Kosovës, Latif Merovcin.

Merovci u shkarkua nga kjo detyrë ditën e djeshme pikërisht nga Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi.

“Prita sot në takim zv. Drejtorin në largim të AKI-së, z. Latif Merovci”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Në këtë takim pune e falënderova z. Merovcin për kontributin e tij 7 vjeçar në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës”.

“Edhe pse tani zotëri Merovci është liruar nga përgjegjësitë e tij, kërkova nga ai që edhe më tutje t’i shërbejë atdheut, duke kontribuar me eksperiencën dhe profesionalizmin e tij në cilindo angazhim që do ta ketë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme