Haradinaj: Taksa nuk hiqet, nëse Serbia ka kiamet taksën, ne e kemi njohjen

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 17:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova nuk do të heqë dorë nga taksa, derisa Serbia ta njeh pavarësinë e shtetit.

Kështu thotë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pavarësisht presioneve për ta larguar taksën 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, raporton Ekonomia.

Haradinaj tha se lidershipi kosovar, ka qenë i zbutur gjithmonë, që të cilën tashmë po kërkohet nga Kosova, në lidhje me taksën.

“Lidershipi ynë për një kohë e kanë zbutë tepër dhe për këtë është rezultat se ata presin nga ne të zbutemi ende duhet Kosovë të thotë saktë nuk ikim nga e drejta jonë. Nuk kemi ikur asnjëherë nga e drejta ynë dhe nuk do ikim as tash”, tha Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit shtoi se Kosova është një e katërta e tregut të Serbisë, sipas tij, nëse taksa është e rëndë për ta  edhe Kosova e ka njohjen që e kërkon.

“Në jemi 1/4 e tregut të Serbisë, Serbia për tregun që ka 6 milionësh ndërton infrastrukturë harxhon për atë treg për tregun tonë 2 milionësh asnjëherë nuk e shtinë, me taksa të juaja mahet ky treg pa e shti asnjë cent ka 2 milionë njerëz konsumatorë është 1 miliard, sikur të ishte kështu nuk do bëhej gjithë ky kiamet. Pasi për ta qenka kaq kiamet taksa edhe na e kem njohjen, nuk e heq Kosova taksën pa njohje”, pohoi Haradinaj.

Ai tha se Kosova nuk do heq dorë nga e drejta e tyre dhe se taksa po ju pengon shtetit të Serbisë por kjo nuk do hiqet pa reflektuar edhe pala tjetër me njohje.

“Veç të rrimë bashkë deri kur duhet nuk ka nga me shkuar, është 1/4 e tregut të tyre, e vetmja herë që janë ngrit në këmbë të gjithë dhe po thonë hekne e po thonë shkrijeni borën, por kjo duhet nga dy anët”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri në akademinë përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve Skender (Murat) Rexhepi dhe Fitim (Islam) Duraku.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/345850632812232/

Të ngjashme