Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e organiziatës së Kllasterit të Industrisë së Metaleve dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës ( KIMERK), të drejtuar nga Drejtori Ekzekutiv, Astrit Rexhaj.
Duke qenë një kompani lidere në këtë fushë, ata e njoftuan kryeministrin Haradinaj me vështirësitë me të cilat ballafaqohen, duke kërkuar mbështetjen e Qeverisë në krijimin e lehtësirave në import dhe eksport.
Në këtë takim, Rexhaj, e njoftoi kryeministrin Haradinaj me punën që bënë KIMERK, qëllimi i së cilës është fuqizimi i komunitetit të bizneseve në zhvillimin dhe avancimin e produkteve dhe shërbimeve në sektorin e metaleve dhe energjisë së ripërtëritshme, përmes bashkëpunimit me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Indutrisë, përmes nxitjes së inovacionit, hulumtimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të shkathtësive dhe krjimin e urave me investitorët.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj përgëzoi përfaqësuesit e KIMERK-ut për punën e palodhshme në rritjen e afatgjate të bizneseve të industrisë së sipërpërmendur në Kosovë, duke theksuar se do të jetë pranë bizneseve private, sidomos atyre në fushën e energjisë së ripërtrishme.