Ekonomia Online
FUNDIT

Haradinaj thirrje Kurtit: Lërë Greqinë

Haradinaj thirrje Kurtit: Lërë Greqinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka qenë kritik ndaj kryeministrit, Albin Kurti i cili po qëndron në një vizitë zyrtare tash e gjashtë ditë në Greqi. Haradinaj i ka bërë thirrje Kurtit të kthehet në Kosovë pas situatës së krijuar në Deçan. Postimi i plotë: Njoftimet nga Deçani janë shqetësuese […]

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka qenë kritik ndaj kryeministrit, Albin Kurti i cili po qëndron në një vizitë zyrtare tash e gjashtë ditë në Greqi.

Haradinaj i ka bërë thirrje Kurtit të kthehet në Kosovë pas situatës së krijuar në Deçan.

Postimi i plotë:

Njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve. Situata është pothuajse alarmante.

Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme!

Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!

Të ngjashme