Ekonomia Online
FUNDIT

Haradinaj thotë se do të adresohen të gjitha kërkesat që kanë zjarrfikësit

Haradinaj thotë se do të adresohen të gjitha kërkesat që kanë zjarrfikësit

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj është takuar sot me përfaqësuesit e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës. Haradinaj, në një postim në facebook, tha se si Qeveri kanë punuar shumë në rregullimin e statusit të zjarrfikësve siç është ndarja e 600 mijë eurove për pagesës shtesë dhe rregullimin e shumës së rrezikshmërisë. Sipas tij zjarrfikësit meritojnë […]

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj është takuar sot me përfaqësuesit e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës.

Haradinaj, në një postim në facebook, tha se si Qeveri kanë punuar shumë në rregullimin e statusit të zjarrfikësve siç është ndarja e 600 mijë eurove për pagesës shtesë dhe rregullimin e shumës së rrezikshmërisë.

Sipas tij zjarrfikësit meritojnë respekt për punën e tyre në fushën e sigurisë dhe kjo duhet të përmirësohet për t’i rikthyer në një forcë nacionale.

“Prita sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari z. Muharrem Beka, për të pranuar nga ta shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Si Qeveri kemi punuar shumë në rregullimin e statusit të zjarrfikësve, të lënë peng prej vitesh dhe kemi marrë vendime, në përmbushjen e kërkesave që kanë pasur, siç është ndarja e mjeteve prej 600 mijë eurosh për pagesën e orëve shtesë, puna në projekt-ligjin e ri të Financave të Pushtetit Lokal dhe rregullimi i shumës së rrezikshmërisë”, shkruan ai.

Haradinaj thotë se puna më e madhe për zjarrfikësit është bërë në Ligjin e ri për pagat, ku ata janë pozicionuar denjësisht me paga meritore, derisa tani do të punojmë për adresimin e të gjitha kërkesave të tjera.

“Zjarrfikësit meritojnë respekt për punën e tyre në fushën e sigurisë dhe këtë respekt duhet ta adresojmë edhe në përmirësimin e gjithë infrastrukturës ligjore, për ta rikthyer ashtu siç e meritojnë, në një forcë nacionale!”, përfundon Haradinaj.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Të ngjashme