Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Serbe, duke thënë se duhet të shqyrtohet me kujdes.
Në një konferencë për media, Haradinaj tha se pasi të shqyrtohet në Bruksel, detyrë e Qeverisë është që ta rregullojë draft-statutin, në mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Sa i përket draft statutit, është dorëzuar transkripti, vlerësimi parë është që ka nevojë për shqyrtim të kujdesshëm. E kam për obligim me sjell në përputhje me ligjet e Kosovës. Dorëzimi bëhet në Bruksel, detyrë e jona është pastaj me rregullu që të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.