Haradinaj thotë se mund të shtyhet seanca për demarkacionin

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 11:34 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, nuk e ka përjashtuar mundësin që të shtyhet seanca e Kuvendit, pasi sipas tij, disa deputetë të koalicionit janë në Podgoricë.

“Mund të ndodhë që me kalkuluar në aspektin kohor, që disa deputetë të koalicionit janë në Podgoricë”.

Kreu i ekzekutivit tha se nuk e dinë a janë dy vota më pak a më shumë që mungojnë, por se janë duke punuar që marrëveshja të votohet, raporton EO.

“Jemi në harmonizimin të tekstit të ligjit ka ndodhë një dakordim për nenin 3, për raportin e komision. Pas kësaj kthehemi në punë, gjatë ditës do të ketë debat dhe diskutime. Nuk e di a janë dy a më shumë, jemi në seancë dhe jemi në punë e sipër të jemi unik”, ka thënë ai.

Seanca është ndërprerë në mënyrë që në projektligjin e demarkacionit të përfshihet marrëveshja e partive politike arritur ditë më parë.

Të ngjashme