Kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj tha se në veri të vendit po kthehet normalitetit pas inskenimit të krizës humanitare atje me mbylljen e dyqaneve ushqimore, raporton Ekonomia Online.
“Sa i përket veriut nuk ka fituar askush është me rëndësi që atje po kthehet normaliteti, në kohën kur atje është gjendja siç është ne po i dëgjojmë edhe do debate të vogla të partive opozitare”, tha Haradinaj.
Të hënën, afaristët serbë në veriun e Kosovës, i mbyllën dyqanet pasi thanë se nuk posedojnë furnizim me mallra, për shkak të taksës 100 për qind të vendosur nga autoritetet në Prishtinë për mallrat nga Serbia.
Qeveria e Kosovës më pas vendosi të hapë pika të shitjes mobile për banorët e asaj pjese.
Që nga sot janë hapur të gjitha dyqanet, pompat e benzinës e barnatoret që ishin të mbyllura për më shumë se 48 orë në komunat veriore të Kosovës.
Këtë vendim e ka marrë shoqata e afaristëve serb të Kosovës.
Pas takimit me kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, Haradinaj ka komentuar edhe zgjedhjen e institucioneve të Bashkimit Evropian. Ai po shpreson në bashkëpunim nga strukturat e BE-së.
“Institucionet e BE-së këto janë nominime dhe do pason pastaj zgjedhja është inkurajues që kryetarja e qeverisë e BE-së do jetë një bashkëpunëtore e afërt e Merkelit dhe mendoj që është një inkurajim i madh për Kosovën”.
“Është herët të flasim se ku do përfundoj dialogu a do kthehet atje ku ka qenë. Është herët të flasim nuk ka nevojë me paniku askush”.
LEXONI EDHE: