Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lëshuar seancën e jashtëzakonshme për demarkacionin, por siç ka thënë ai, do të kthehet përsëri.
Haradinaj u tha gazetarëve në hollin e Kuvendit se deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi do të kthehet nesër në Kuvend.
Ai nuk ka treguar nëse do të votohet demarkacioni sonte.