Haradinaj thotë se edhe Thaçi pati takim orësh me Milan Radoiçiqin

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 15:22 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie tha se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka zhvilluar takim me Milan Radoiçiqin, për dy orë në zyrën e tij, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj pranoi se ka pasur takim me Radoiçiqin, e këto takimi ai i quan vetëm për punë, ndërsa thotë se presidenti po takohet fshehtas.

Më tej, kryeministri ka shtuar se më nuk ka komunikim me Milan Radoiçiqin, sepse ai po kërkohet nga drejtësia. Ai është një nga të dyshuarit e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Kam punuar me Milan Rajdoiçiqin edhe Rikalon e të tjerë. Ai është në kërkim nga drejtësia e vendit, nuk kam komunikim me të. Deklarimet e presidentit atje nuk i kam përcjell nuk mundem me komentuar më shumë”, tha ai.

“Ndaj tij është një aktakuzë e ngritur dhe kam punuar me të si përfaqësues të Listës Serbe edhe ne kolegët tjerë, kur ka proces ligjor kështu duhet të jetë nuk dua të jap këshilla në zyrën e presidenti e kemi pas një takim të përbashkët, kam punuar me ta dhe kur i jap dorën e respektoj dhe nuk fshihem”.

Haradinaj tha se me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli zhvillon takime të shpeshta, por që sot janë takuar për të diskutuar për caktimin e seancës ku do të diskutohet për platformën për dialog me Serbinë.

“Veseli ka takime javore edhe unë. Kam qenë sot te kryetari për disa pika, për një seancë ku do mund të votohet platforma për dialogun ku mund të mbahet në fund të kësaj jave dhe të shfrytëzohet kjo seancë edhe kuorumi për shumë ligje e tema për votim”, tha Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit shtoi se Qeveria që udhëheq ka marrë vendime të guximshme e që kanë rrezikuar edhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

“Përçaja e jonë për interesa i bën dëm vendit, ua bën të pamundur aleatëve tonë të mbajnë një qëndrim për ne, i kemi dy tema si rasti i Ushtrisë dhe Trepçës e kemi edhe një të keq kjo e tarifës që a shkaktoi për probleme”, tha ai.

Haradinaj përsëri u shpreh këmbëngulës në vendimin e tij për mosheqjen e tarifës nga Serbisë.

“Nuk ka ndryshim në qëndrimet e mia, pajtohem me atë që ka thënë Veseli që e rrezikon marrëdhënien me Amerikën nuk duhet me menduar ashtu, ka të drejtë se Kosovën nuk e mbron një person për ketë unë kam shpreh shqetësimin tonë për mungesën e unitetit ku janë interesat nacional”.

“… përmenda rastet e mira të Ushtrisë e Trepçës dhe ajo e keqja për taksën ku jemi nda e kuptoj atë që kanë ofruar me dhënë një dalje që janë sugjerua nga shumë udhëheqës në Kosovë por arsyeja që e mbaj të tillë është serioze dhe ne duhet të bëjmë kujdes në veprime pasi është një vendim që e kemi marrë së bashku unë po e mbroj në emër të të gjithëve”, tha ai.

“Ne duhet ta ruajmë një të drejtë tonën sovrane të një vendimi të marrë ndaj një vendi fqinjë me arsye të forta, ekonomike mallrat e Kosovës nuk hyjnë në Serbi ka shumë pak eksport, vazhdon agresiviteti i Serbisë të marrëdhënie të Kosovës në plan të jashtëm si anëtarësimi në organizata ndërkombëtare”.

Haradinaj tha se Kosova nuk ka vendosur kushte për vazhdimin e dialogut, por Serbia është ajo që nuk dëshiron të ulet në një tavolinë me delegacionin kosovarë pa u tërhequr vendimi për taksën.

“Dialogu është i nevojshëm dhe lehtësuesi BE-ja dhe ShBA-ja. Jam i gëzuar që janë të kyçur në temë dhe e kanë marrë më seriozisht për arritjen e një kontrate finale që nuk përmban temën për kufij”.

“Ekziston mundësia e pezullimit 1 javë 2 ditë përderisa diskutohet për ketë. Apeloj të vazhdojë dialogu nuk po rrezikohet vetëm marrëdhënia e Kosovës me ShBA-në, por edhe e Serbisë me BE-në. Nuk është në dobi të tyre që nuk pranon me ul në tavolinë me fqinjin e tyre kur qet kusht për dialog, ne kthehemi ne tavolinë nesër, Beogradi ka qit kushte nuk po kthehet në tavolinë”.

Të ngjashme