Se kryeministri i Kosovës u kushton rëndësi të veçantë ushtrimeve fizike kjo tashmë dihet botërisht.
Ushtaraku i pasionuar pas arteve marciale s’e ka tradhtuar zakonin e tij të vjetër të stërvitjes as pas marrjes së postit të udhëheqësit të qeverisë.
Madje, përmasat muskulore veç i janë rritur Haradinajt.
Të paktën kështu duket në një foto të fundit të postuar në Instagram nga një mik i tij.
Menaxheri i Zone Club, Petrit Kollokoqi, ka publikuar foto me Haradinajn, ku kryeministri shihet tek pozon si “bodybuilder”.
“T’u fiskulltu për çashtjet e mramta. A ka kush që çon ma ron?”, thuhet në përshkrimin e fotos.