Haradinaj tregon si do t’ia bëjë me demarkacionin

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 18:37 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj para banorëve të Kodrës së Trimave ka treguar se si do të shqyrtohet Demarkacioni, kur ai të vijë në pushtet.

Ai ka bërë të ditur se do ta bëj një komision të ri i cili do ta rishqyrtojë këtë marrëveshje, në mënyrë që të nxirret versioni i drejtë.

“Murat Meha ka probleme me ligjin dhe nuk do të mund ta vazhdojë punën në këtë komision. Do ta themelojmë një komision të ri për Demarkacionin që të nxirret versioni i drejtë. Pastaj do të fillojë një proces i rinegocimit të marrëveshjes me Malin e Zi”, ka thënë Haradinaj.

Lideri i AAK-së gjithashtu ka bërë të ditur se do t’i shkruajë një letër BE-së në mënyrë që ta fillojë procesin e liberalizimit deri sa të zgjidhet Demarkacioni.

“Do t’i shkruajë letër BE-së që të fillohet me liberalizim, pasi do t’iu them se ka dalë një problem. Nuk besoj se do të shkojë gjatë deri te vendimi”, shtoi Ramush Haradinaj.

Haradinaj: Shërimin do ta gjeni këtu, ua siguroj

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në lagjen “Kodra e Trimave”, në një tubim të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vetëm një ditë para se të fillojë edhe zyrtarisht fushata e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Në këtë tubim përpos kandidatëve për deputetë i pranishëm ishte edhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj. Me një recital nga Avdi Gërvallaj për Haradinajn ka filluar tubimi. E me të marrë fjalën Ramush Haradinaj u ndezën edhe fishekzjarrë.

Haradinaj iu qytetarëve të kësaj lagje duke u thënë se është korit me ta jo vetëm Prishtina por edhe Kosova.

“Dua sovranitet qe shkon në të gjithë vendin, ushtria na duhet, është detyra jonë me ec përpara. Dua zhvillim ekonomik. Ka me punuar që askush mos mu tut që kur sëmuret në Kosovë. E di që kemi probleme në të gjitha temat tjerat, por ju siguroj se nuk kemi me dal jashtë vendit, nuk kemi mu tremb dhe kush do që ka nevojë me u shërua s’ka nevojë me dal jashtë por do të shërohet këtu. Shërimin do ta gjeni këtu, ua siguroj”, ka thënë ai.

Ai i ka ftuar të gjithë që nesër në hapje të fushatës të jenë prezent.

Haradinaj në këtë tubim  ka bërë të ditur se do të jetë obligim i tij si mandatar që ta zgjidhë çështjen e demarkacionit.

Për demarkacionin, Haradinaj ka thënë se e ka paraparë që shpejt ta riformojë një komision për demarkacionin.

Ai bëri të ditur se shpejtë do të përpunohet versioni i drejtë, të fillohet një proces i rinegocimit me Malin e Zi dhe t’i shkruhet një letër BE-së për këtë.

      

 

Të ngjashme