Haradinaj u kërkon PDK-së dhe LDK-së përgjigje për mocionin: Veç Kosova përfiton

Prishtinë | 22 Qer 2023 | 11:15 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar përgjigje nga PDK-ja e LDK-ja përgjigje lidhur me mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Ai tha se “veç Kosova përfiton” nëse mocioni kundër Qeverisë Kurti kalon, raporton Ekonomia Online.

“Pse ju lutna ka hezitime për mocion? Ku e keni problemin ju që po hezitoni për mocion? A është e vërtetë që kanë filluar ndëshkime dhe a është e vërtetë që kemi filluar të dobësohemi. Pse nuk po deklaroheni? Ku e keni problemin kolegë opozitarë PDK dhe LDK që po mendoni hala se kush po përfiton prej mocionit. Veç një përfitues është: Kosova dhe interesi ynë. Unë nuk shoh më detyra të zakonshme në këtë parlament derisa ju nuk deklaroheni pse nuk e keni guximin”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, ndëshkimet ndaj Kosovës tashmë kanë filluar.

“A ka dikush në këtë sallë që nuk e di se kanë fillu ndëshkimet ndaj Kosovës. Ndëshkimet si në politikë, si në ekonomi, si në siguri”, tha ai.

Të ngjashme