Haradinaj: UNMIK-u s’ka qenë urë lidhëse me OKB-në, s’duhet të jetë më këtu

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 13:17 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se misioni i UNMIK-ut, nuk duhet të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.  Kjo sipas tij, ngase ky institucion nuk ka qenë urë lidhëse me OKB-në. Kreu i ekzekutivit para studentëve të AUK-ut.

“Ne kemi bëre kujdes për UNMIK-u, kemi menduar që do të jetë urë lidhëse me OKB-së, nuk po ndodh kështu. Edhe EULEX-i ka ndryshuar mandatin, s’di pse UNMIK-u duhet të mbes këtu”.

Kryeministri është pyetur edhe për rezolutën 1244, se nëse ajo vlen ende për institucionet kosovare.

Duke u përgjigjur, Haradinaj tha se përderisa kanë një kontratë me BE-në, siç është MSA-ja, Qeveria sipas tij, punon në bazë të saj, jo të rezolutës 1244.

“Kosova ka nënshkruar MSA-në, është kontratë e BE-së. Fakti që jemi ne kontratë të obliguese me BE, ne fillojmë prej aty, jo prej rezolutës 1244. Kjo është baza e vendimeve tona, jo e internacionalëve siç thotë rezoluta 1244”.

“Roli i BE-së ne Kosovë është organizatë shumë e madhe, Kosova është e deleguar te vendet tjera. Ne jemi kandidat për anëtarësim ne BE  dhe nuk jemi nën juridiksionin e BE-së. Është mirë të respektojmë kush jemi sot dhe kompetencat që kemi”.

Haradinaj është pyetur nga pjesëmarrësit edhe për ndërrimin e shpeshtë të ministrave të brendshëm, për te cilën ka thënë se është proces politik.

Ai ka përmendur shkarkimin e ministrit Flamiur Sefaj për rastin e deponimit të gjashtë shtetaseve turq, raporton EO.

“Qeveria jonë është koalicion. Shkarkimi i ministrave është politik. Ministri i parë është hequr sepse janë ekstraduar ata pa i tregu kryeministrit dhe ka shkelur Kushtetutën, as nuk është pyetur kryeministri e as nuk është marrë mendimi i tij. Ne po flasim për të drejta te njeriut, për gabimet tona s’mund te vuajnë njerëzit  e tjerë”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haradinaj-ushtria-nuk-do-te-kete-ndikim-ne-dialogun-me-serbine/

 

 

Të ngjashme