Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar Mark Esper për postin e sapo marrë si Sekretar i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Postimi i Haradinajt i plotë:
I uroj Mark Esper, të emëruarit në postin e Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, suksese në detyrën e besuar. Pararëndësi i tij, James Mattis, pati një rol të pazëvendësueshëm mbështetës për krijimin e ushtrisë së Kosovës, e cila përket në rreshtin e ushtrive të paqes të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Kosova është pjesë e botës euro-atlantike dhe është e gatshme për t’u vënë në dispozicion misioneve të saj paqeruajtëse kudo që ka nevojë.