Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ua ka uruar komunitetit goran 6 majin ditën që njihet si dita e tyre.
Sipas Haradinajt Kosova është shembull i bashkëjetesës, tolerancës dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta.
Postimi i Haradinajt:
Në gjithë rrugëtimin si shtet, Kosova ka qenë shembull i bashkëjetesës, tolerancës dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta. Komunitetit Goran në Kosovë, i urojmë ditën e tyre 6 majin, me besimin dhe zotimin se institucionet e vendit do të trajtojnë dhe respektojnë me kujdesin maksimal, të drejtat e këtij komuniteti dhe të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend. Sepse Kosova është shtëpia e të gjithëve!
RH