Haradinaj uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë fëmijët për nisjen e vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj bëri të ditur se djali i tij Gjini, këtë vit nis gjimnazin.

“Në ditën e parë të shkollës për këtë vit akademik krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin “Loyola”. Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane”.

“Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkëudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme