Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar Majlinda Kelmendin, Distria Krasniqin dhe Nora Kelmendin për medaljet e fituara sot.
“Tri medalje, dy të arta dhe një e argjendtë, për Republikën tonë, në garën ndërkombëtare Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit, janë dhurata madhështore që na e përgatitën sot xhudistet tona”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Urime Majlinda, Distria e Nora”.