Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjarët e komedianit tashmë të ndjerë Blerim Peci.
Ka thënë se vdekja e tij e hershme, dëshmon se sa e brishtë është jeta.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
I prekur nga lajmi për vdekjen e hershme të artistit Blerim Peci, u shpreh ngushëllime më të dashurve të tij, miqve dhe komunitetit të artistëve.
Ikja e hershme e Blerimit, komedianit simpatik, dëshmon se sa e brishtë është jeta, ndonëse ai tërë jetën e tij e kishte përballuar dhe sfiduar atë përmes humorit të hollë!
Pusho në paqen e përjetshme, Blerim!