Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen Imeri për të ngushëlluar ndarjen nga jeta të ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imeri.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se Gani Imeri ishte ndër nismëtarët e luftës për liri.
“Gani Imeri ishte ndër ushtarët më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare në Zonën Operative të Shalës. Si njëri ndër nismëtarët e luftës për liri, e nderoi jo vetëm Vushtrrinë por gjithë kombin. Sot, me bashkëpunëtorë isha për ngushëllime në familjen Imeri, për të ndarë dhimbjen për humbjen e Ganiut.
Ganiu do të kujtohet gjithmonë për vlerat njerëzore e atdhetare, virtyte të cilat e kanë përcjellur gjatë gjithë jetës.
Pushoftë në paqe!”, ka thënë Haradinaj.