Në ditën e fundit të qëndrimit në SHBA, kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar vizitë shtetërore në shtetin e Iowa-së. Haradinaj është pritur me nderime të larta nga garda e nderit dhe Guvernatorja Kim Reynolds.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra e Kryeministrit, në takim u bisedua për forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Iowas, në shumë fusha me interes të përbashkët, në veçanti ideja e shkëmbimit të studentëve, bashkëpunimi në mes mekanizmave ekonomikë, si dhe forcimi i mëtutjeshëm i aspekteve që lidhen me fushën e sigurisë.
Në një tjetër takim zyrtar, kryeministri Haradinaj është pritur nga Sekretari i Shtetit të Iowa-së, Paul D. Pate, të cilin e falënderoi për mikpritjen dhe gatishmërinë e shtetit të tij për ta ndihmuar Kosovën në projektet zhvillimore në shumë fusha.