Kryeministri Ramsh Haradinaj sot ka vizituar kompaninë “Frutex” me bazë në Suharekë. Haradinaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se kjo kompani ka 160 të punësuar dhe është një ndër tatimpaguesit më të mëdhenjë në vend.
“Këtë fundjavë pashë nga afër intensifikimin e veprimtarisë prodhuese në kompaninë “Frutex“ në Suharekë, e cila i ka 160 të punësuar dhe është një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj në vend. Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me pronarin e kësaj ndërmarrjeje të suksesshme, Shaqir Palushin, për parametrat e rritjes së prodhimit dhe u njoftova për mundësitë e zgjerimit të kësaj kompanie, që tashmë eksporton në më shumë se 20 vende të botës. Inkurajues fakti se partneriteti i Qeverisë së Kosovës me komunitetin e biznesit ka rezultuar të jetë i suksesshëm dhe ka hapur një mundësi të shkëlqyer për krijimin e vendeve të reja të punës.”ka shkruar Haraadinaj në Facebook.