Zyra për informim e kryeministrisë ka bërë të ditur se kryeministri Ramush Haradinaj viziton sot vendin ku po bëhen kërkimet për dy policët e humbur në Lumin Lepenc.
Vizita e tij do të zhvillohet sot në ora 17:00.
Ndryshe, sot është dita e katërt e kërkimeve që po bëhen për të gjetur dy policët që janë zhdukur nga aksidenti që u ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës së kaluar.