Haradinaj viziton sot Shqipërinë

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 08:13 | Nga

Në vizitën e tij të parë zyrtare në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj sot shkon në Tiranë.

Në agjendë është parashikuar një takim me kryeministrin Edi Rama, takim që do të zhvillohet në “Pallatin e Brigadave”, vend ku do të bëhet dhe takimi përurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave.

Po ashtu, kreu i Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillojë takime edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Agjenda:

Në orën 10:00 Ceremonia ushtarake e mirëseardhjes, Pallati i Brigadave

Në orën 10:05 Takimi i dy kryeministrave dhe ai dypalësh mes delegacioneve do shpërndahen nga Kryeministria.

Në orën 11:00 Takimi inaugural i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave.

Në orën 11:30  Konferencë për shtyp e dy kryeministrave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme