Haradinaj zhvillon takimin e parë si kryeministër, pret Delawien

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 12:18 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinja ka zhvilluar edhe takimin e parë pas marrjes së detyrës edhe zyrtarisht nga ish-kryeminisitri Isa Mustafa, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Delawie biseduan për përmbylljen e procesit të krijimit të institucioneve të vendit dhe nevojën e përshpejtimit të përmbushjes së agjendës qeverisëse.

Haradinaj theksoi përkushtimin e qeverisë së re në dinamizimin e proceseve nëpër të cilat po kalon vendi dhe në avancimin e qeverisjes së mirë, konsolidimin ndërkombëtar të vendit, si dhe përshpejtimin e rrugës së integrimeve euro-atlantike për Kosovën.

Kryeministri theksoi se përkrahja e SHBA-së për Kosovën në të gjitha fushat është jetike.

Ambasadori i SHBA-së Greg Delawie e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën si dhe për krijimin e institucioneve të reja, dhe shprehu besimin në punën e përbashkët për avancimin e përparimit të Kosovës në të mirë të qytetarëve të saj.

Gjatë ditës përmes një komunikate për media ambasada që përfaqëson Delawie ka uruar për postin e kryeministrit Haradinaj si dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.

 

 

Të ngjashme